Home KRYESORE Bashkimi i PD...

Bashkimi i PD-së? Gjekmarkaj: Nëse nuk ndodh, grupi i Bardhit do gjejë formën për të përfaqësuar demokratët

1009
0

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka propozuar një rrugë bashkimi për grupin opozitar të Gazment Bardhit.

I ftuar në Top Talk ku foli për situatën në të cilën ndodhet opozita sot, Gjekmarkaj tha se bashkimi në Partinë Demokratike duhet bërë në atë mënyrë që deputetët të ruajnë identitetin e tyre.

“Secili të ruajë identitetin e vet dhe të bashkohet në kornizën e fortë opozitarizmi kundër qeverisë dhe këtij kryeministri”, propozoi Gjekmarkaj i cili tha se nëse nuk ndodh, atëherë duhet gjetur një formë tjetër bashkimi.

Ai tha: ”Po kërkohen modalitete dhe forma që PD të bashkohet duke respektuar nuancat e veta, unë besoj që PD që njohim monolite nuk mund të jetë më e tillë, duhet të jetë e nuancave dhe autonomisë së brendshme, pse jo parti e fraksioneve, ku secili të ruajë identitetin e vet dhe të bashkohet në kornizën e fortë opozitarizmi kundër qeverisë dhe këtij kryeministri. Kjo do kohën e vet por jemi në rrugën e mbarë. Po shkojmë drejt disa konkluzioneve. Shpresojmë të gjejmë formulën e bashkëjetesës, nëse jo, besoj ky grup etiketohet si grup i Bardhit është mjaft cilësor, ka personazhe me potencial dhe intuitë politike, do ta gjej formën për të qenë i përfaqësuar nga demokratët”.

Pra deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj la të kuptohet që nëse Berisha nuk hap udhë, atëhere grupimi rreth Gazment Bardhit do të krijojë parti të re dhe do të përfaqësohet në fushatën zgjedhore si forcë politike jashtë Berishës dhe Bashës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit