Home Sporti Bayerni fiton...

Bayerni fiton mes polemikash në klasiken ndaj Dortmundi që zgjat 100 minuta (VIDEO)

177
0

Bayern Munich ka arritur një fitore spektakolare në shifrat 3-2 ndaj Dortmundit, në klasiken e futbollit gjerman që do të zgjaste plotë 100 minuta dhe që do të prodhonte shumë polemika.

Jualian Brandt zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 5-të, por Bayerni u kundërpërgjigj 4 minuta më pas me Lewandowskin. Në fundin e pjesës së parë Coman shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për të shënuar.

Dortmundi e nisi në mënyrë të frikshme pjesën e dytë duke barazuar menjëherë me Haaland. Më pas do të kishte shumë polemika për një penallti që nuk u dha pas një ndërhyrje të gabuar, të dukshme ndaj Reus. Gjyqtari ndërkohë do të akordonte 11-metërsh në krahun tjetër në minutën e 77-të. Lewandowski nuk do ta gabonte nga pika e bardhë. Bayerni me këtë fitore ruan kreun e renditjes me 34 pikë, 4 më shumë se Dortmundi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit