Home Sporti Bayerni heq d...

Bayerni heq dorë nga ylli i Napolit: Nuk jep garanci për 150 milionë euro

48
0

Victor Osimhen është dëshira e madhe e Bayern Munchen për majën e sulmit, por sulmuesi i Napolit kushton shumë. Presidenti De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë.

Shumë që kampionët e Gjermanisë mund ta paguajnë, por kanë dyshime dhe pasiguri nëse do të ishte investimi i duhur. Kjo është dilema e Oliver Kahn. Në një prononcim për Bild, CEO i Bayernit foli rreth mundësisë së blerjes së bomberit nigerian.

“150 milionë euro për Osimhen? Duhet t’i bëjmë vetes disa pyetje. Me këto shuma që flitet, Bayerni duhet të pyesë veten: ‘A të jep lojtari garanci për kaq shumë para?’ Do të ishte padyshim një rrezik i madh ky investim”, deklaroi drejtuesi i Bayern Munchen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit