Home Aktualitet BE do hapjen ...

BE do hapjen e kapitujve të parë këtë vit, por Greqia bllokon Shqipërinë

28
0

Si kurrë më parë, Bashkimi Europian është gati të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor në bllok. Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhej, tha se synimi i Brukselit është që ta hapë kapitullin e parë të negociatave me Shqipërinë deri në fund të këtij viti.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat për në BE”, shkruan zyrtari pas një takimi me ministrin e jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Por media greke “Kathimerini” raportoi dy ditë më parë se Greqia ka refuzuar të miratojë një letër të përbashkët nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për paketën e parë të kapitujve të negociatave të BE-së me Shqipërinë. Raportohet se ky vendim nga Athina lidhet me çështjen Beleri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit