Home Bota BE ka ndaluar...

BE ka ndaluar fluturimet, avioni rus devijim 15 mijë km për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia e Spanja

385
0

Një aeroplan i dërguar nga Moska për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia dhe më pas nga Spanja, u detyrua të bënte një devijim prej 15,000 km për shkak të ndalimit të fluturimeve të BE-së.

“Ndërsa Spanja dhe Greqia bënë një përjashtim një herë për hyrjen e avionëve në hapësirën e tyre ajrore, fluturimet lundruan nëpër vende të tjera që mbajnë ndalime për fluturimet ruse”, thuhet në uebfaqen e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24.

Gjatësia totale e fluturimit ishte 15 mijë e 163 km.

Mbyllja e ajrit për avionët rusë është pjesë e sanksioneve të ashpra që Evropa i ka vendosur Rusisë, pasi nisi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës në 24 shkurt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit