Home Bota BE ngre alarm...

BE ngre alarmin: Rusia nuk po luan blofin për përdorimin e armëve bërthamore

97
0

BE-ja për të parën herë ka shprehur hapur shqetësimin mbi kërcënimet e Vladimir Putinit se mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.

Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së bllokut europian, Josep Borell e pranoi për BBC se fjalët e shefit të Kremlinit duhen marrë seriozisht.

“Ky është padyshim një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse po mbërthehet në një qoshe dhe reagimi i Putinit se do të përdorë armë atomike, është dicka vërtet e keqe. Kur njerëzit thonë se nuk po luajnë me bllofin, duhen marrë seriozisht. Duhet gjetur një zgjidhje diplomatike e cila të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, në të kundërt, ne mund ta përfundojmë luftën, por nëse nuk do të ketë paqe, kemi për të pasur një luftë tjetër.”

Putin tha në fillim të kësaj jave se vendi i tij që disponon armë bërthamore “sigurisht do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion” nëse territori i tij kërcënohet, si dhe për të mbrojtur vendin dhe popullin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit