Home Aktualitet BE pezulloi f...

BE pezulloi fondet e bujqësisë, Krifca: Asnjë cent s’është djegur! Tabaku: Duhet të kemi ne turp për aferat e juaja?

25
0

Seanca e fundit parlamentare ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë, po shoqërohet me debate. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS-ja ka ardhur në pushtet ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet.

”I gjithë fondi është vënë në funksionin e Shqipërisë. Nuk ka asnjë cent të djegur nga ku program. Po dembelizmi juaj dhe koalicioni juaj ”Bashkë Shpifim” nuk i ndanit me fermerët. Dikur AZHBR ishte kënetë që qelbte, në kohën e PD-së konsiderohej si harem, kurse në LSI si hambar i partisë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për agjenci, është transformuar. E kemi ngritur nivelin e institucionit, në një institucion model. Ne e kemi bërë punën”,-tha Krifca.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka kundërshtuar dhe i ka përmendur inceneratorët ku sipas saj të gjithë ministret kanë mbështetur një aferë. ”Për ca të më vijë mua turp, se na thoni s’keni turp. Kemi frikë të flasim se duhet të kemi ne turp për aferat e tua. Keni mbrojtur një aferë si inceneratorët që të arredonte ai kolegu juaj shtëpinë se këtë keni bërë”,-tha Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit