Home Aktualitet BE vendos kët...

BE vendos këtë javë, Shqipëria mund ta pësojë nga “veto-ja” bullgare

3
0

Kjo javë është vendimtare për rrugën e stërgjatur të Shqipërisë drejt BE-së. Ende nuk ka një vendim për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi për çeljen e negociatave. Portali Dosja.al ka komunikuar me Maria Ruis Nievas, e cila ka lajmëruar se nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme pritet një debat lidhur me çëshjen e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qëndrimi i palëve është që dy vendet të jenë bashkë në proces dhe të “ecin” paralelisht, pra edhe Shqipëria të mbetet në vend-numëro nga qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjëve maqedonas.

“Nesër në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme ne presim një debat mbi zgjerimin që do të trajtojë çështje të ndryshme, njëra prej tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sidoqoftë është e vështirë në këtë fazë të thuash nëse do të ketë ndonjë vendim konkret. Deri më tani preferenca gjeniale e vendeve anëtare ka qenë që të mbahen të dyja së bashku. Ju lutemi ndiqni konferencën për shtyp nesër rreth orës 16:15”.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari, tha se nuk dëshironte që të futej në mes dy vendeve mike, ndërsa homologu i tij Strefan Yanev kërkoi dialog mes dy vendeve për zgjidhjen e problemit, por pa ndërhyrjen e palëve të treta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit