Home KRYESORE Belinda Ballu...

Belinda Balluku investon në fshatrat e Dibrës, kryeministri inspekton paratë e qeverisë (foto)

69
0

Sot kryeministri Edi Rama ishte në Dibër. I shoqeruar nga zv/kryeministrja dhe ministre e Transportit, Belinda Balluku inspektuan punimet që po bën qeveria në zonën e Dibrës.

Belinda Balluku, zv/kryeministre, shkruan në facebook:”Një tjetër punë e mirë në Dibër. Rruga që të çon në fshatin Rabdisht tashmë me një pamje të re, plotësisht e rikonstruktuar. Një rrugë e cila është një portë hyrëse për të vizituar një nga pjesët më turistike të zonës, ndërsa falë saj përfitojnë banorët e 4 fshatrave, të njohur edhe si një nga zonat më prodhuese në këtë qark. Do të vazhdojmë me të tjera investime për të lehtësuar jetesën e banorëve kudo ku ata jetojnë”- përfundon Balluku.

Ndërsa pak me parë ajo kishte postuar se  jemi “Me Kryeministrin, Edi Rama në kantierin e segmentit,Maqellarë – Peshkopi, kupunimet po ecin me ritme të shpejta, me synimin që ky segment, pjesë e Rrugës së Arbrit, të jetë gati për qarkullimin e automjeteve përpara afatit të parashikuar. Përmes kësaj ndërhyrjeje të plotë, shkurtojmë ndjeshëm distancën #Dibër – #Tiranë, përmirësojmë sigurinë rrugore, duke lehtësuar njëkohësisht lëvizjen. Dibra do të afrohet akoma edhe më shumë me Tiranën, duke e bërë edhe më lehtë të aksesueshme për vizitorët të cilët po shtohen vit pas viti”.

Peshkopi, Rabdisht – Në kryqëzimin e dy rrugëve të sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin e bukur Rabdisht – ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural – dhe 3 fshatra të tjera, një zonë prodhuese e patates me klimë e natyrë të mrekullueshme që njihet për turizmin e llixhave, të cilin do ta fuqizojmë me një plan investimesh publike dhe private.

Dibër – Në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi, e cila është qershia mbi tortë që e lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër;

Falë kësaj ndërhyrje, jo vetëm shkurtohet ndjeshëm distanca me Tiranën, por rriten parametrat e sigurisë së qarkullimit të automjeteve, si dhe çlirohet i gjithë potenciali turistik i zonës, ku kohët e fundit po merr zhvillim turizmi i bujtinave dhe sporteve në natyrë.

Në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit.
Sidoqoftë, puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit