Home KRYESORE Belinda Ballu...

Belinda Balluku replikon ashpër me Berishën: Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala!

1322
0

Sali Berisha akuzon se shkak për përmbytjet në Shkodër, është keqqeverisja. Ai shkon edhe më tej se qeveria ka hapur portat e hidrocentraleve pa lajmëruar bashkinë dhe banorët. Zv/kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka risjellë përmes një video deklaratat sesi në 2010 Berisha “shfajsohej” nga përmbytjet në Shkodër. Për të nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të sotëm të kaskadës me vitet 2005-2013 kur qeveriste Berisha.

Ndaj zv/kryeministrja i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Berisha:

“Meqenëse këtyre ju ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala, të paktën t’ju freskojmë memorien kur shkarkonin në mënyrë kriminale në 2010 më shumë se 107% të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona.

Si shkon e i qan hallet sot pa pikën e turpit. Nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskades sot me 2005-2013. Paska ardhur koha të hapim arkivat e të ballafaqojmë faktet, se e gënjeni ditën për diell e për shi këtë popull”, shkruan Balluku krah videos.

Berisha ishte në Shkodër ku hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku.

Pas kësaj replike të fortë është zhvilluar në mesnatë mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, me praninë e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku (shih videon e mëposhtëme)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit