Home Aktualitet Ben Blushi: L...

Ben Blushi: Lypësi i gëzuar…

848
0

Nga Ben Blushi

Gëzimin e pashë në një udhëkryq. Në Dibër. Para se të hyj në Peshkopi. Po ecte në rrugë.
Ça bën këtu, e pyeta.
Po lip, tha Gëzimi.
Si quhesh?
Gëzim, tha Gëzimi.
Sa lekë ke fituar sot?
Shtatë mijë lekë, tha Gëzimi.
Çfarë pune ke bërë, i thashë.
Asnjë punë, tha Gëzimi.
Si asnjë punë, e pyeta.
Gjthmonë kam lipur, tha Gëzimi.
Po pse ke lipur, e pyeta.
Ma mësoi babai, tha Gëzimi.
Edhe babai ishte lypës?
Edhe ai lipte, quhej Faris, tha Gëzimi.
Ku lypte babai?
Në Peshkpopi lipte.
Po në Tiranë ke shkuar, e pyeta.
Edhe në Tiranë kam lipur, tha Gëzimi.
Ku është më mirë në Tiranë apo në Peshkopi?
Në Tiranë më kanë dhënë më shumë lekë, tha Gëzimi.
Çfarë pe në Tiranë, e pyeta.
Pashë Kuvendin Popullor, tha Gëzimi.
Kush ishte te Kuvendi Popullor, i thashë.
Ishte Haxhi Lleshi, tha Gëzimi.
Po tani ku është Haxhi LLeshi, i thashë.
Haxhi LLeshi ka vdekur, tha Gëzimi.
Sa fëmijë ke Gëzim, i thashë.
Dy fëmijë, tha Gëzimi.
Po ata çfarë bëjnë, e pyeta.
Janë në shkollë, tha Gëzimi.
Po gruaja çfarë bën Gëzim?
Gruaja është e sëmurë me anemi, tha Gëzimi.
Po kur nuk ke lekë ku ha Gëzim?
Në Xhami, tha Gëzimi.
Shkon në xhami, e pyeta.
Shkoj dhe falem, tha Gëzimi.
Kë ke takuar në xhami, e pyeta.
Muhametin, tha Gëzimi
Cfarë ka qenë Muhameti?
Muhameti ka qenë i madh, tha Gëzimi.
Po pse ishte i madh, i thashë.
Ishte i madh me shekuj me vite, tha Gëzimi.
Çfarë ka bërë Muhameti, i thashë.
Ftonte njerëzit në bajram dhe ramazan, tha Gëzimi.
Do doje ta takoje Muhametin, e pyeta.
E takoj nganjehrë, tha Gëzimi.
Po ku e takon, Muhametin, i thashë.
Vjen të premteve, tha Gëzimi.
Po tani ku do shkosh, e pyeta
Do shkoj në lokal, tha Gëzim.i
Cfarë do bësh në lokal,i  thashë
Do ha një pilaf me lekët që më dhe, tha Gëzimi.
Vetëm pilaf, e pyeta.
Edhe një tasqebaq, tha Gëzimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit