Home Sporti Benfica pret ...

Benfica pret Inter, zikaltrit duan të përsërisin suksesin e Portos

87
0

Në “Estadio da Luz” Benfica do të kërkojë suksesin e radhës në Ligën e Kampioneve, ndërsa do të përballet me Interin.

“Shqiponjat” eliminuan Klub Bruzh në të 16-at dhe mbërrijnë në tetat për herë të dytë radhazi, ndërkohë që zikaltrit mposhtën portugezët e Portos dhe kthehen në këtë fazë pas 12 vitesh. Benfica nuk është mposhtur asnjëherë në Ligën e Kampioneve të këtij sezoni, ashtu si edhe Manchester City dhe Bayern Munich.

Vetëm Napoli me 25 gola ka shënuar më shumë në Champions se sa Benfica, që është në kuotën e 23 golave. ”Shqiponjat” u mundën të premten nga Porto 2-1 në kampionat, e tani kanë 7 pikë avantazh në krye të renditjes. Kjo ishte humbja e parë e vitit për “Shqiponjat”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit