Home ShowBiz Beniada thirr...

Beniada thirrje policëve: Mos më vini më gjobë ju lutem, do vendos targën në Instagram

321
0

Ish-konkurrentja e ”Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani ka shprehur shqetësimin për gjobat e makinave dhe i ka përcjellë një mesazh policëve të Tiranës.

Modelja ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të pestën e mori ditën e sotme dhe të gjitha këto për parkim të gabuar, pasi ajo vetë nuk ka një garazh ku ta parkojë makinën.

Ajo tha se ishte e vetedijshme se aty ku e parkon makinen nuk është vendi i duhur, por automjeti i saj nuk bezdis se është i vogël.

“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha.

Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.

Do gjej një parkim ku ta vendos makinën se këtu te lagjja janë të shitura garazhët. Do vazhdoj të marr gjobë”, shprehet Beniada Nishani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit