Home Sporti Benzema i bin...

Benzema i bindur: Do i fitojmë të dyja ndeshjet ndaj PSG!

58
0

Karim Benzema është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit pas largimit të Ronaldos. 33-vjeçari këtë sezon numëron 18 gola e 8 asiste mes kampionatit spanjoll dhe Champions League. Sulmuesi francez komentoi shortin që e ka vendosur përballë PSG, por bomberi francez nuk ka aspak mirë.

“Unë synoj çdo ditë të përmirësohem dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Objektivi ynë është i qartë: duam të fitojmë çdo ndeshje.

PSG? Ata janë një skuadër e madhe, por të tillë jemi edhe ne. Nuk jemi të mërzitur me shortin, edhe prej faktit që të gjithë duan të luajnë këto lloj ndeshjesh.

Ne duam t’i fitojmë të dy ndeshjet me PSG-në, pasi e kemi detyrim të fitojmë çdo ndeshje, për veten dhe për tifozët tanë”, deklaroi Benzema.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit