Home POLITIKE Berisha: 22 m...

Berisha: 22 maj, data që do i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së

192
0

Pas 4 orëve mbledhje të Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, Sali Berisha tha se do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të PD-së që do të mbahet më 30 prill, data 21-22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

“Do kemi një datë. 21-22 maj, do të jetë data që do t’i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Sapo të vendosë Kuvendi, unë e kam shpallur, kandidaturën për kryetar. Në një nga ditët e ardhshme”.

Ai ka bërë me dije se në këtë Kuvend do të jenë të ftuar të gjithë “të larguarit” apo të “përjashtuarit” nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës. Berisha tha se Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në momentin që do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri.

“Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet, zonja Bregu ka një funksion, do ketë ftesë në Kuvend, edhe për Astrit Patosi dhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye, pra të gjithë ata që për një motiv janë të larguar janë të mirëpritur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit