Home KRYESORE Berisha dekla...

Berisha deklaron: Zyrat e PD-së do t’i marrim me çdo kusht për demokratët. Nuk ka forcë në botë të na pengojë!

1629
0

Ish-kryeministri Berisha sapo doli nga prokuroria e Tiranës ku deshmoi për ngjarjet e 8 janarit, tha për mediat se zyrat e Lulzim Bashës ishin plot me kriminelë të armatosur. Ju garantoj se ato zyra do t’iu kthehen vetëm demokratëve shqiptarë. Nuk ka forcë në Botë të na ndalojë!

Me tej Berisha tha se do të vazhdojmë revolucionin paqësor, ndaj nuk tërhiqemi nga beteja jonë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka dhënë prova dhe emra në Prokurori, Berisha është shprehur se një pjesë të emrave, të atyre që ai i quan mercenarë, vrasës e trafikantë, i ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa ka shtuar se do të dorëzojë çdo provë.

“Pa diskutim që kjo ishte një çështje pjesë e deklaratës sime. PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish, trafikantësh. Emrat konkretë i keni të publikuar edhe në facebook tim, disa prej tyre. Facebook e kam publik. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet. Çështje tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdorte dhe banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje, bashkëpunimi, të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë.

Emrat e mercenarëve, një pjesë i kanë ndaluar. Problemi është se armët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm. Kështu që nuk ka asnjë njeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë, në seli, si roje të Lulzim Bravës.

Moment tjetër që kompromenton, që dëshmon shkrirjen në një të krimit, të Edi Ramës dhe Lul Bravës, është Garda. Lulzim Brava, në kundërshtim me ligjet, mbrohet nga Garda, se ai është i shkarkuar, nuk është më kryetar opozite. Garda nuk mundet kurrë të qëndrojë në mbrojtje të një njeriu, që mbante afër vrasës e banditë. Ata zbatojnë porosinë e partisë. Një oficer garde që ruan një personalitet dhe konstaton se personaliteti mban përreth vrasës e trafikantë, është i detyruar t’i thotë komandantit që nuk e mbron këtë njeri”, tha Berisha.

Me pas ish-kryeministri vazhdoi duke thënë se “Më duhet t’u them se nuk do duhet të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant, mendoj unë, ose fakti më flagrant, që është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD, është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Besë ske ç’kërkon te ai që s’ka besë. Së dyti; simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti; mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale ishte i gatshëm që të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Duhet ta dini se, shkoni ta pyesni Erjon Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se; jeni të marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është pra simbol i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston në një vend tjetër, de facto, ia dorëzoi selinë Ramës”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit