Home Aktualitet ”Berish...

”Berisha do të shkojë në SHBA, mos kini merak”/ Paloka: Basha u nis dy herë, por e kthyen

132
0

A do të shkojë Sali Berisha në SHBA? Deputeti i Partisë Demorkatike Edi Paloka është shprehur se ish-kryeministri do të shkelë sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paloka thotë se kur të ndërrohet administrata në SHBA, atëherë lideri historik i PD-së do të mund ta vizitojë Amerikën. Aktualisht nuk mundet, pasi është shpallur ”non-grata”. Po ashtu ai ka thënë se Lulzim Basha është nisur dy herë, por e kanë kthyer.

“Do vijë dhe ajo ditë mos kini merak. Do vijë çasti kur Berisha do të kalojë Oqeanin dhe do ta merrni vesh. Pse s’i kujtoni ju se do të qëndrojnë këto vendime politike. Ja, do të ndërrohen asministratat e do të vijë ajo ditë. Unë e kam kaluar Oqeanin mbi 10 herë, cep më cep i kam rënë Amerikës dhe nuk kam bërë lajm. Shkoi një deputet në SHBA, dhe çfarë? Pse duhet bërë lajm kjo, çfarë ka se shkon një deputet në Amerikë? Basha është nisur dhe e kanë kthyer, nja dy herë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit