Home Aktualitet Berisha flet ...

Berisha flet për protesta të forta, i drejtohet Ramës: Kur të ngrihemi në këmbë…

888
0

Nga Elbasani në takimin me demokratët, Sali Berisha tha se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta të fuqishme si kurrë më parë, të bashkohet në mënyrë që ti japin përgjigje situatës dramatike nga vendosja në Shqipëri e një regjimi.

Po ashtu Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se kur të ngrihen në këmbë nuk do të shqiten nga rruga pa të hedh atë aty ku meriton. Ish-kryeministri ia bëri të qartë Edi Ramës se nuk duhet të luajë me çmimet dhe me kafshatën e shqiptarëve.

”Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedh ty aty ku e meriton.

Mos luaj me çmimet, jo me kafshatën, njerëzit e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve europiane.

Mos luaj me shqiptarët, ne do ngrihemi në këmbë, ne po ngrihemi në këmbë si opozitë që do i tregojmë vendin siç i treguam në ’90 regjimit të etërve të tyre. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit