Home Aktualitet ”Berish...

”Berisha ka shumicën në parti”, Spaho: Përplasje civile, nëse Apeli i jep vulën dhe logon Alibeajt

141
0

Deputeti demokrat Edmond Spaho, thotë se protesta Kombëtare e thirrur nga Sali Berisha që do të mbahet në tre mars nuk ka lidhje me vendimin qe do te japë Gjykata e Apelit për vulën dhe logon. Ai tha se nëse vula dhe logo e PD-së i jepet Alibeaj dhe jo Berishës që ka shumicën e demokratëve atëherë do të ketë përplasje civile.

“Ne ndodhemi në situatë kritike, ku kryeministri ka pezulluar dy nene të Kushtetutës. Të cënosh kushtetutën po përgatit grusht institucional. Ne kërkojmë hetim për aferën McGonigal sepse Rama ka financuar me burime nga buxheti i shtetit për të zhdukur opozitën.

Gjykata është në pozicion të paligjshëm. Vendimi ka dalë në 25 mars, dhe ka ndërhyrë Rama që të mos bëhet regjistrimi. Dikush që nuk është palë nuk mund të bësh ankimim. Por me ndërhyrje të Ramës dhe Kim është pranuar ankimimi.

Apeli duhet të pushojë çështjen që sa të shohë që nuk është palë. Nëse gjykata heq të drejtën e 700 mijë zgjedhësve me urdhër të Ramës atëherë do të ketë përplasje civile. Është treguar qartazi se me kë është shumica. Të gjithë e dinë që PD është e Sali Berishës”, tha Spaho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit