Home Aktualitet Berisha lësho...

Berisha lëshon thirrjen: Të gjithë drejt Bulevardit kryesor dhe kryeministrisë në orën 12.00! Policia në gatishmëri

356
0

Berisha dhe Meta ndodhen në zyrat e partive të tyre. Militantët dhe protestuesit e parë kanë filluar të mblidhen te selitë respektive. Ndërkohë hyrja nga autostrada Durrës-Tiranë, aksi Fushëkrujë-Kamëz-Tiranë, aksi që vjen nga Elbasani janë krejtësisht të bllokuara ose edhe ndonjë kalim me makinë kontrollohet nga policia në mënyrë të rreptë.

Ndërkohë Berisha deklaron se është i vendosur për të hyrë me turma në Bulevardin kryesor dhe para kryeministrisë. Shpresa e madhe e Berishës mbetet te vijnë qytetarët e Tiranës ,pasi ardhja nga rrethet duket mision i pamundur sot.

Nga ana e tij kryeministri Rama ka urdhëruar që të mos lejohet as miza të kalojë pa lejen e policisë.

Ky Samit i BE në Tiranë është një vlerësim për qeverinë shqiptare, por me sa duket Berisha dhe Meta do t’ja prishin disi qetësinë sot Edi Ramës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit