Home Aktualitet Berisha nga d...

Berisha nga dritarja e banesës: Drejtësia i përngjan asaj të diktaturës

30
0

Sali Berisha nuk ka reshtur së sulmuari sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar atë të kapur nga qeveria dhe gjithashtu dhe prokurorë e gjyqtarë të veçantë.

Nga dritarja e banesës ku qëndron që prej 30 djetorit 2023 i izoluar, Berisha lëshoi akuzat e radhës ndaj SPAK dhe strukturave të reja, duke i krahasuar ato me drejtësinë e diktaturës, teksa shtoi se asnjëherë nuk do të bëjë lëvdata për to vetëm se duan të huajt.

“Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor. Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës. Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi. U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD. Nuk përmend vendimin. Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët? Kurrë, kurrë, kurrë”, tha mes të tjerash Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit