Home KRYESORE Berisha nga s...

Berisha nga selia e PD: 44 mijë anëtarë të PD-së votuan për shkarkimin e Bashës

424
0

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga oborri i selisë blu se sot votuan 44 mijë anëtarë të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Ai akuzoi Bashën si njeri i kryeministrit Rama dhe që ka punuar kundër interesave të PD-së.

Me pas foli Albana Vokshi si kryetare e komisionit të Referendumit të sotëm lexoi të plotë numrin e votave për çdo rreth. Në fund ajo tha se kanë votuar 43 mijë anëtarë për shkarkimin.

Pas Albana Vokshit e mori prapë fjalën ish-kryeministri Berisha i cili theksoi se i bëj thirrje çdo deputeti dhe kryetari të degëve të PD-së të vijnë e të marrin kopjet e votimeve të sotëm dhe të binden për votimin e sotëm. Ndaj u them të bashkohen me ne dhe të punojmë sëbashku.

Në fund Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që ditën e hënë ora 16.00 të vijnë para kryeministrisë për protestë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit