Home KRYESORE Berisha: Nuk ...

Berisha: Nuk shkoj në gjykatë pa u ndryshuar Kushtetuta!

40
0

Berisha nuk pranon të shkojë në gjykatë. Ish-kryeministri ka deklaruar ditën e sotme se është i gatshëm që të paraqitet Gjykatë në çdo kohë, por nuk do të pranonte kurrë që të shkelte kushtetutën. Pra, sipas tij, nuk ka ndërmend të shkojë para gjykatësit.

Se bëj për vete këtë. Siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin i cili vendoste barazinë e plotë mes çdo zyrtari dhe qytetari në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Rama. Jam gati ta votoj nesër. Përderisa ky ligj është në kushtetutë, nuk pranoj asnjë kompromis për shkeljen e tij. Po konsultohem me juristë.

Në çdo kohë jam i gatshëm të paraqitem për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë që nuk pranoj është të shkel kushtetutën e vendit. Të ndryshojmë kushtetutën. Jam autori i ligjit që kjo mbrojtje të mos ekzistojë. Hajde të ndryshojmë kushtetutën, por jo ta menderosim kushtetutën. Piramida e trillimit, mashtrimit e falsifikimit do të shembet dhe u garantoj se nuk pengoj asnjë proces hetimor a gjyqësor”, tha Berisha.

Ndaj sot gjyqi do të zhvillohet pa pranimë e tij. Pritet të shikohet se çfarë mase do të vendosë gjykatësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit