Home Aktualitet “Berish...

“Berisha po bën pazar me Gaz Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj”

1099
0

Myslimi Murrizi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, sot akuzoi hapur Sali Berishën që po bën kompromis dhe po shet parimet për të ofruar disa deputetë të PD si Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj vetëm që të krijojë idenë se PD u bashkua, ndërkohë që këta u emëruan, por nuk u zgjodhën, nuk u votuan.

Më tej Murrizi akuzon fort Berishën se për këtë që po bën po e shkatërron luftën e demokratëve të vertetë duke bërë këto pazare me deputetët e grupit të Bardhi. Dhe se do të jetë vetë Berisha që do të zhgenjëhet me këtë që po bën.

Ai po tallet me demokratët, sepse duhet vota si kriter për të parë mbështetjen e sejcilit, nënvizoi Murrizi.

Pse, theksoi ai, që fjala vjen Berisha ka sajuar formulën se gjoja nënkryetari i parlamentit dhe kryetari i grupit parlamentar duhet që të jenë automatikisht nënkryetar të PD? Apo për pazare?! Pse nuk japin dorëheqjen të dy dhe të zgjidhet me votë se kush do të jetë nënkryetar Kuvendi? Apo se kështu i intereson palëve!

Me tej Murrizi shtoi se ka shumë deputetë dhe dmeokratë që nuk e pranojnë këtë që po bën Berisha, duke aluduar se nuk do të dalin në votime./J.H./

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit