Home KRYESORE Berisha posto...

Berisha poston status për 30 vjetorin e rihapjes së ambasadës amerikane

436
0
Nga Sali Berisha-
Sot 30 vjetori i rihapjes së ambasadës së SHBA në Tiranë! Miq, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me datë 15 mars 1991 dhe vizitës historike të Sekretarit të Shtetit, James Baker më qershor të vitit 1991, presidenti George H.Bush, miku i madh i kombit shqiptar, emëroi dhe ambasadorin e parë të SHBA në Shqipëri, z William Ryerson mik i çmuar i vendit tonë dhe hapjen më datën 1 tetor të vitit 1991, të ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në këto 30 vite, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-së, kanë njohur zhvillimet më historike. Vendi i madh i lirisë nën udhëheqjen e presidenteve George H. Bush, Bill Klinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden i dha Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar ndihmën më të jashtëzakonshme në rrugën e tyre të lirisë, demokracisë, integrimit në NATO, dhe çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.
Kjo është një ditë për të shprehur mirënjohjen më të thellë, Presidentit George H. Bush, Sekretarit Baker, diplomatëve që hapën 30 vite më parë ambasadën e SHBA në Tiranë, Bill Rayerson dhe Christopher Hill, për aktin e tyre madhor të 30 viteve më parë si dhe të gjithë burrë shtetasve të mëdhenj dhe diplomatëve të talentuar të kombit amerikan për kontributet e tyre historike në marrëdheniet miqësore midis dy vendeve tona!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit