Home Aktualitet ”Berish...

”Berisha rrezikon të djegë mandatin”, Erl Murati: PD të përgatitet për këtë skenar

685
0

Për lajmet e fundit nga selia blu, gazetari Erl Murati u ndal te emërimi si nënkryetarë të Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkajt në PD-në e Berishës, duke thënë se për këtë veprim ka akuza nga anëtarë të PD se po shkelet statuti duke mos zhvilluar votim. Pavarësisht këtij bashkimi, ai nënvizoi se opozita mbetet larg arritjes së qëllimit final, një bashkimi të të gjithë frontit opozitar.

Po ashtu ai pohoi edhe se Sali Berisha në gjendjen aktuale rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të humbasë mandatin e tij të deputetit, ndaj edhe opozita duhet të përgatitet për këtë skenar.

“Ka një akuzë nga disa anëtarë të PD që po shkelet statuti me emërimin e dy nënkryetarëve. Këtu kemi të bëjmë me një formacion politik që nuk ka nevojë për nënkryetarë, pasi Berisha është vetë kryetar dhe nënkryetar. Nuk luajnë një rol thelbësor pasi Berisha luan rolin kryesor.

Nga pikëpamja administrative ka zëra që kritikojnë emërimet e Bardhit dhe Gjekmarkajt, pasi sipas statutit nënkryetarët duhet të zgjidhen dhe jo të emërohen. Megjithatë opozita është në një moment të vështirë dhe interesi politik për bashkim prevalon. Në situatën aktuale bashkimi me Bashën më duket tejet i vështirë. Shpëtim Idrizi është larguar në disa qëndrime nga Berisha, Meta nuk mori pjesë në protestën e 20 shkurtit. Megjithatë shoh se opozita është larg qëllimit të bashkimit final.

Berisha rrezikon të djegë mandatin dhe të mos marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra është një skenar real, pavarësisht asaj që duan të besojnë mbështetësit e tij. Megjithatë nëse Berisha do të largohet nga drejtimi i opozitës, kjo e fundit do të pësojë një traumë tjetër”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit