Home POLITIKE Berisha takim...

Berisha takim me të rinjtë e FRPD-së: Dola kundër regjimit për dy arsyje kryesore që janë edhe sot

22
0

Këtë mbrëmje, Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD-së në selinë blu. Gjatë bashkëbisedimit me ta, ish-kryeministri ka zbuluar edhe arsyet pse vendosi që ti kundërvihej regjimit të Hoxhës. Berisha u shpreh se arsyet ishin dy, ajo e votës së lirë dhe faktit se njerëzit ndryshe flisnin në kolektiv dhe ndryshe në biseda private.

“Unë isha pedagog në universitet, kisha marrë një vendim që t’i kundërvihesha atij regjimi. Nga pikëpamja materiale isha në rregull. Unë shëtisja, dilja nëpër botë. Paraqisja punimet e mia në kongreset më të rëndësishme. Por kishte dy gjëra që e bënin të padurueshme jetën time.

Njëra nga këto ishte dubliciteti. Tjetër flisnim në kolektiv, me infermierët, studentët apo miqtë dhe tjetër flisnim në privati me njëri-tjetrin dhe kjo ishte homo duplex. Njeriu i dyfishtë. E dyta, ishte vota. Unë nuk kisha përjetuar kurrë se ç’do të thotë votë e lirë. Jo, se nuk kisha votuar ndonjëherë i lirë.

Por problemi është se kur dilja unë nëpër botë dhe shihja vendet që ishin vite drite para nesh, pyesja veten nga u vjen ky zhvillim, nga u vjen kjo begati. Nuk kisha njohuri ekonomike, të jem i sinqertë me ju, isha mjek, por mendoja gjithnjë se këta votojnë të lirë, ne nuk votojmë. Këto të dyja, që vinin më shumë nga nuhatje empirike se njohuritë e mia në atë kohë, më shtynë mua të marr një vendim, t’i kundërvihem regjimit. Pa asnjë shpresë se regjimi do pësonte dëmin më të vogël nga unë, por se ai do bënte çdo gjë ndaj meje, e sigurt”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit