Home Sporti Betis befason...

Betis befason me përmbysje Romën në Olimpico, Arsenali bën detyrën ndaj Bodo/Glimt (VIDEO)

131
0

Betis ia doli të merrte një fitore të madhe 2-1 me përmbysje në Olimpico ndaj Romës. Verdhekuqtë gjetën rrugën e rrjetës të oarët me anë të Paulo Dybala që shndërroi në gol një 11-metërsh. Avantazhi i kryeqytetasve nuk zgjati shumë duke qenë se spanjollët barazuan me anë të Rodriguez që goditi fort në hyrje të zonës.

Kur u duk se ndeshja po i drejtohej barazimit, Betis godet me anë të Luiz Henrique i cili mposhti me kokë Rui Patricion. Në fund, verdhekuqtë e mbyllën me 10 lojtarë pasi Nicolo Zaniolo u ndëshkua me të kuq pasi goditi kundërshtarin.

Arsenal vijon formën fantastike në këtë nisje të sezonit teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0, Bodo/Glimt. Topçinjtë realizuan dy gola brenda pesë minutave, respektivisht në të 23-tën dhe të 28-tën, falë Nketiah dhe Holding. Më pas, Arsenali menaxhoi më së miri ndeshjen duke ruajtur edhe energjitë për deshjen e fundjavës ndaj Liverpoolit.

Fabio Viera do të shnote golin e tretë 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Arsenal mban vendin e parë në Grupin A me gjashtë pikë, ndjekur nga Bodo/Glimt me dy pikë më pak, ndërsa pas tyre renditen PSV dhe Zurich.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit