Home Aktualitet Betohet kryet...

Betohet kryetari i bashkisë Dibër, Rahim Spahiu

109
0

Sot është zhvilluar në qytetin e Peshkopisë mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, dalë nga zgjedhjet e 14 majit 2023. Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh mjekja Irini Shehu, ndërkohë në këtë mbledhje ka kryer betimin edhe kryebashkiaku Rahim Spahiu. Në fjalën e tij para këshilltarëve dhe qytetarëve dibranë Spahiu tha:

“Uroj shumë suksese për organet drejtuese të Këshillit, duke i grantuar se bashkëpunimi me ata dhe me të gjithë anëtarët, pa asnjë dallim ngjyre dhe sigle, do të jetë i hapur, i vazhdueshëm dhe konstruktiv në dobi të komunitetit! Thellësisht mirënjohës çdo votuesi dhe qytetari dibran për besimin, besim i cili nga sot përkthehet në shumëfish përgjegjësi për t’ju shërbyer e punuar siç e meritojnë! Na priftë e mbara”.

Mbledhja vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve të këshillit bashkiak dhe antarëve të këshillit të Qarkut Dibër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit