Home Bota Biden: I tris...

Biden: I trishtuar për tërmetin në Marok, jemi gati të ofrojmë ndihmën e nevojshme

28
0

Presidenti amerikan Joe Biden çeli konferencën për shtyp në Hanoi, Vietnam, të dielën duke kryer homazhe për viktimat e tërmetit në Marok që iu mori jetën më shumë se 2000 personave.

“Dua të shpreh pikëllimin tim për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit në Marok”, tha Biden

Presidenti tha se administrata e tij – përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, i cili ishte në dhomën ku Biden po fliste – po punon me zyrtarët marokenë për të “siguruar që qytetarët amerikanë në Marok të jenë të sigurt”.

Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme për Marokun”, shtoi Biden.

Biden është në Vietnam për një vizitë diplomatike pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e G20-ës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit