Home Aktualitet Bie numri i s...

Bie numri i shqiptarëve që kërkojnë leje qëndrimi në Greqi

954
0

Një grafikë gjithnjë në rënie pasqyrojnë shifrat e publikuara nga Ministria greke e politikës së Emigracionit në lidhje me numrin e shtetasve shqiptarë që rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi. Nga 291.868 emigrantët shqiptarë në shtatorin e 2022, në muajin shkurt të këtij viti janë regjistruar 277.730. Në këtë shifër përfshihen dhe 13.697 pjesëtarë të minoritetit nga Shqipëria, që jetojnë prej vitesh në Greqi, shifër kjo pak më e lartë se vitin e kaluar.

Sa i përket krahasimit me 1 vit më parë duket se shqiptarët e regjistruar këtë shkurt në Greqi janë gati 150.000 vetë më pak. Ata me leje qëndrimi të vlefshme që numëroheshin shkurtin e 2022 në gati 423.000 ose në 62.5% të shtetasve të huaj nga vendet e treta , përsëri tani mbajnë vendin e parë  me 60.0%,  të ndjekur nga kinezët me 5.0% dhe gjeorgjianët me 4.3%,sipas shifrave zyrtare të ministrisë greke të  Emigracionit.

Kjo shifër duket edhe tek rënia e numrit të aplikimeve të përgjithshme të emigrantëve nga vendet e treta që është ulur me 32% brenda një viti. Një prej shkaqeve të reduktimit të numrit të emigrantëve shqiptarë, duket se janë vonesat në procedurat e dhënieve të lejeve të qëndrimit apo të rinovimit të tyre. Vetëm në shkurt të këtij viti ka një rënie prej 29% krahasuar me një vit më parë në këto dy kategori.

Gjithashtu një numër i madh i emigrantëve të brezit të parë , por edhe të fëmijëve të tyre që kanë lindur në Greqi kanë marrë nënshtetësinë tashmë nëpërmjet procesit të natyralizimit, duke mos pasur më nevojë të aplikojnë për leje qëndrimi.

Si faktor kryesor vlerësohet edhe largimi i emigrantëve me leje qëndrimi drejt vendeve europianë vitin e fundit, për paga më të mira, duke krijuar një boshllëk kolosal në tregun vendas të punës ,në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë. /Top Channel/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit