Home Aktualitet Blendi Klosi ...

Blendi Klosi flet për gjendjen e Fatos Nanos: Solli një frymë të re në PS

54
0

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka zbuluar sesi është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai tregoi se Nano është duke u monitoruar nga mjekët dhe shpreson që gjendja e tij të përmirësohet.

”Është një gjendje me ulje-ngritjet e saj dhe që realisht të bën të shpresosh për të mirën dhe të ketë një situatë stabël. Natyrisht nuk është një situatë e mirë, është një situatë komplekse, por që mjekët e spitalit ku është shtruar Nano po e ndjekin dhe familjarët e tij nuk kanë informacion më shumë se sa ju keni. Pra, është një situatë që realisht ka shqetësime reale për gjendjen fizike të zotit Nano”.

Klosi kujtoi kohën kur ka punuar me Nanon dhe emocionin e jashtëzakonshëm që ndjen. Sipas tij, Nano solli një frymë të re në PS dhe burrat si ai kanë arritur gjëra të mëdha.

”Ka qenë një njeri shumë i drejtë dhe ka arritur shumë me politikën e tij. Ai solli një frymë të re në PS, një ekip të ri në drejtimin e partisë. Erdhi si një figurë e spikatur e asaj kohe, si njohës i mirë i realitetit shqiptar dhe atij ndërkombëtar. PS ishte një parti me shumë vlera, një parti liberale, e cila dhe sot vazhdon të jetë e suksesshme”, shprehet Klosi!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit