Home Aktualitet Bllokohet rru...

Bllokohet rruga e Rinasit. Banorët dalin në protestë pas vendimit të ARRSH-së (FOTO)

831
0

Edhe sot në Ditën e Bajramit banorët e Rinasit nuk festuan, por protestuan. Tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë të cilën kanë dalë sot në protestë pas vendimit të ARRSH që rruga e Rinasit do të jetë vetëm me një kah.

Ata kanë bllokuar aksin rrugor dhe kanë thënë se ky vendim ka izoluar fshatin e tyre. Sakaq, kanë mbërritur dhe forcat e FNSH-së për të qetësuar situatën.

“Protestojmë se na kanë izoluar, na kanë bllokuar nëpër shtëpia”,– tha një prej banorëve.

“Fshati Rinas është i bllokuar komplet s’kemi asnjë rrugë tjetër me shku në varrëza, nëpër shkolla. Ne e kemi marrë vesh pardje janë vënë tabelën atje përpara”, tha një tjetër banor i zonës që ka dalë në protestë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit