Home Aktualitet Bordi publiko...

Bordi publikon çmimet e reja për karburantet! Rritet nafta, benzina dhe gazi

669
0

Këtë të mërkurë, çmimet e karburanteve kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencës. Në vendimin e publikuar ditën e sotme, nafta do të shitet me 173 lekë për litër, nga 169 lekë për litër, duke shënuar një rritje të çmimit me katër lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit