Home Aktualitet Borë në qarku...

Borë në qarkun e Korçës, mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore

60
0

Në qarkun e Korçës, me uljen e temperaturave ka nisur edhe bora. Aktualisht rrugët janë të hapura dhe reshjet e borës nuk kanë sjellë probleme.

Rreshje bore kanë rënë edhe në fshatin turistik të Dardhës, ku temperatura shënoi 1°C. Qarkullimi në rrugën e Dardhës kryhet pa probleme ndërsa mjetet borëpastruese po kryejnë pastrimin si dhe po bëhet hedhja e kripës.

Nisur prenotimet e shumta në fshatin turistik të Dardhës për fundjavë, autoritet u kanë bërë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet e tyre.

Mjetet në rrugën e Dardhës duhet të jenë të pajisura me goma dimërore, drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikë. Sipas parashikimeve të motit pritet që gjatë mbrëmjes reshjet e borës të përfshijnë edhe zona të tjera në qarkun e Korçës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit