Home Aktualitet Bostoni vishe...

Bostoni vishet kuqezi. Kryetarja e Bashkisë: Komuniteti shqiptar, një ndër më të rëndësishmit

151
0

Për 111 vjetorin e Pavarësisë, dhjetëra patriotë shqiptarë me banim në Massachusetts dhe jo vetëm në SHBA, ngritën Flamurin kombëtar shqiptar në sheshin e Bashkisë së Bostonit, krah atij Amerikan. Një ceremoni e shkëlqyer që ngriti zemrat peshë. Me bekimin e kryetares së Bashkisë së Bostonit Michelle Wu, përfaqësuesja e se cilës lexoi përshendetjen në emër të saj, duke cilësuar komunitetin shqiptarë ndër më të rëndësishmit në Boston.

Me pas hirësia e tij, peshkop Theofan Koja drejtues i peshkopates shqiptare njëherazi kryetari i përkohshëm i Vatrës në Boston bekoi Flamurin Kombëtar Shqiptar i cili u ngrit pranë sheshit të Bashkisë së Bostonit! Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, për nder të festave të nëntorit folen edhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit shqiptarë në Boston e më gjerë.

Në këtë ceremoni të jashtëzakonshme nuk munguan valle dhe muzikë autentike shqiptare në qendër të Bostonit! Gjithashtu, sot në Boston nje grup shqiptaresh patriotë organizuan për të disatin vit paradën me makina e flamuj shqiptarë nëpër rrugët e Bostonit. Një aktivitet i shkëlqyer patriotik që është kthyer në një traditë në nder të flamurit kombëtar shqiptar, lirisë e pavarësisë së Shqipërisë.

Bekime flamurit nga peshkopi shqiptar Theofan Koja i peshkopatës shqiptare në USA

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit