102-vjeçarja vret të moshuarën në azil

Një grua 102 vjeçare dyshohet se ka vrarë një 92-vjeçare në një azil në Francë. Vrasësja e dyshuar ndodhet në spital psikiatrik. Ajo i kishte thënë një prej kujdestarëve se kishte vrarë dikë, tha një prokuror.

Një prej kujdestarëve në shtëpinë e të moshuarve në Chézy-sur-Marne, në Francën veriore, e gjeti viktimën të vdekur në krevat me fytyrën e plagosur rëndë. Autopsia zbuloi se shkaku i vdekjes së 92-vjeçares ishte “mbytja dhe goditja në kokë”.

Vdekja u zbulua pas mesnatës së të shtunës nga një kujdestar, i cili e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat pa vetëdije, njofton agjencia e lajmeve AFP. 102-vjeçarja në gjendje të tronditur i tha kujdestarit se kishte vrarë dikë. Ajo po i nënshtrohet testeve psikologjike për të kuptuar nëse ishte e vetëdijshme për veprimin që bëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?