12 vite burg për vrasje/ Lirohet pasi shpallet i pafajshëm, por ndërron jetë

Padrejtësitë në këtë botë janë të mëdha. Një burrë nga Kansasi i cili kaloi 12 vjet prapa hekurave pasi u dënua padrejtësisht për vrasje ka vdekur nga kanceri vetëm 108 ditë pasi u shfajësua dhe u la i lirë.

Olin ‘Pete’ Coones Jr, 64-vjeç, ndërroi jete në Kansas City për shkak të kancerit. Sëmundja siç thanë avokatët e tij nga Projekti i Pafajësisë Midwest, nuk ishte diagnostikuar dhe kishte mbetur e patrajtuar gjatë kohës që ai ishte në burg. “Në këtë moshë, ai hyri përsëri në botën e lirë me një trup të thyer”, u shprehën juristët.

”E lanë të takohej me të afërmit vetëm tre muaj e gjysmë përpara se të vdiste. Kishte vite që lutej për këtë ditë. Pete e donte shumë familjen e tij”, shtuan ata. Coones ishte dënuar me burgim të përjetshëm në 2008 për vrasjen e një çifti, Kathleen and Carl Schroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse ai e pretendoi gjithmonë pafajësinë e tij, nuk e besuan, dhe vetëm tani vonë u mësua se atij i ishte ngritur kurth, dhe se prokurorët vetëm kishin fshehur prova të rëndësishme që do ta kishin shfajësuar që në fillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?