15 të rinj qëllohen për vdekje në një lokal në Afrikën e Jugut

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soëeto të Afrikës së Jugut, thotë policia.

Policia tha se persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. “Ende snjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar”, thuhet në raportin e policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa persona janë në gjendje kritike në spital, raporton BBC. Viktimat besohet se janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?