150 mijë në ditë, Izraeli kalon shifrën e 1 milion vaksinimeve

Autoritetet izraelite kanë bërë vaksinime kundër koronavirusit për më shumë se një milion njerëz, niveli më i lartë në botë, ndër vendet që kanë nisur tashmë fushatën.

Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz , ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47, sipas një faqe interneti për ndjekjen globale të lidhur me Universitetin e Oksfordit.

Sipas të dhënave, Franca ka vaksinuar 138 persona gjithsej deri më 30 dhjetor. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur nga virusi në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Izraeli filloi vaksinimet në 19 dhjetor dhe po përparon në rreth 150,000 vaksinime në ditë. Vendi  siguroi furnizimet e vaksinës Pfizer-BioNTech pas negociatave në fillim të pandemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?