16 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali
Italia ka regjistruar sot 553 viktima e 16 308 të infektuar nga pandemia Covid-19. 23 384 janë të shëruar më shumë e 176 185 tampone të kryer në 24 orët e fundit.
Në struktura spitalore është reduktuar numri i pacientëve të shturar në repartet e terapisë intensive -35 pacientë më pak e në repartet Covid janë – 405 të shtruar.
Pandemia ka shkaktuar deri më sot në Itali 1.938.083 të infektuar e 68.447 viktima. Aktualisht në Itali janë 620.166 persona aktivë me Covid 19, numër që në krahasim me një ditë më parë është reduktuar me -7.632 raste më pak.
KOHA JONË SONDAZH

