16-vjeçarja lidhet me përdhunuesin dhe turpërohen në mes të fshatit (VIDEO)
Një video me pamje të rënda është shpërndarë në rrjetet indiane dhe tregon një vajzë 16 vjecare të lidhur me të akuzuarin si përdhunues të saj, që detyrohen të bëjnë paradën e turpit në mes të fshatit. Adoleshentja e lidhur me litar me burrin, ecin mes turmës së njerëzve, të cilët rrahën si vajzën dhe të akuzuarin, në rajonin e Madhya Pradesh.
Mediat raportonin se edhe familjarët e vajzës ishin detyruar të ecnin teksa banorët ulërisnin të shara e abuzime. Raportimet thonë se gjashtë njerëz janë arrestuar, duke përfshirë të akuzuarin rreth të 20-ave, ndërsa vajza me pas është lënë e lirë.
Dhjetra njerëz shiheshin që shtynin dy të lidhurit në rrugën me baltë në fshatin Alirajpur. Video tregon më pas vajzën që është e ulur para të akuzuarit, ndërsa një anëtar i turmës qëllon me këmbë në kokë burrin.
”Një çeshtje është regjistruar kundër 21-vjeçarit që akuzohet për përdhunim. Ndërsa një çështje tjetër është regjistruar kundër anëtarëve të familjes së vajzës dhe fshatarëve, që e rrahën dhe e turpëruan atë në paradën e fshatit”,-tha oficeri vendas i policisë, Dilip Singh Bilwal.
KOHA JONË SONDAZH

