17 ditë e humbur në pyll, si arriti të mbijetojë 35-vjeçarja

Amanda Eller ishte shpallur e humbur më shumë se 2 javë më parë, kur ishte futur në një pyll në Hauai së bashku me disa miq të saj.

Instruktorja e jogas u nda për një moment nga grupi dhe u zhduk pa gjurmë. Shpresat për ta gjetur të gjallë sa vinin dhe po zvogëloheshin por familja e saj insistonte që ajo ishte gjallë.

Një grup kërkimi vazhdoi punën për gjetjen e 35-vjeçares për ditë me rradhë, derisa ajo u gjet e gjallë pranë shtratit të një lumi rreth orës 17:00 me orën lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët vendas thanë se Eller kishte mbijetuar duke fjetur në një shpellë, ndërsa kishte ngrënë fruta të egra dhe kishte pirë ujë nga lumenjt. 35-vjeçarja pësoi djegie nga dielli, dëmtime në këmbë, por gëzonte shëndet të mirë edhe pse jetoi 17 ditë në mes pyllit e vetme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?