18 vdekje nga COVID-19 në Maqedoni, 1168 raste të reja

18 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe 1168 raste të reja, nga testimi i 3353 mostrave.

692 persona janë regjistruar si të shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maqedonia e Veriut deri tash ka kryer 289 mijë e 534 testime për COVID-19. Pozitivë kanë rezultuar 46 mijë e 62 persona. 1281 persona kanë vdekur, ndërsa janë edhe 17 mijë e 800 raste aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?