19 persona vdesin pasi hanë breshka deti
Megjithëse autoritetet paralajmëruan që breshkat e detit nuk duhet të konsumohen gjatë kësaj periudhe, njerëzit që jetojnë në zonat bregdetare nuk u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për shkak të kushteve të rënda të ushqimit.
Në ishullin në lindje të Afrikës në Madagaskar 19 persona humbën jetën si pasojë e helmimit pasi hëngrën mish të breshkës së detit.
Zyrtarët e spitalit Vatomandry në lindje të kryeqytetit Antananarivo njoftuan se në spital humbën jetën 10 nga 34 personat që u shtruan në spital me ankesën e helmimit pasi hëngrën mishin e breshkës së detit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e guvernatori thuhet se nëntë fëmijë që hëngrën mishin e breshkës së detit humbën jetën në shtëpitë e tyre.
Bëhet e ditur se kur temperaturat në vend rriten, algat në fund të detit lëshojnë toksina gjatë periudhës nëntor-mars.
Meqë breshkat e detit dhe më shumë se 20 lloje peshqish ushqehen me alga helmuese në fund të detit gjatë këtyre muajve, toksinat në bimët në fjalë gradualisht kalojnë në mishin e krijesave që ushqehen me to. Nëse konsumohet, mund të shkaktojë pasoja fatale.
KOHA JONË SONDAZH

