20 vite në pushtet

20 vite më parë, presidenti rus, Boris Yeltsin, emëroi kryeministrin e tij të katërt në më pak se 18 muaj. Ai ishte Vladimir Putin, asokohe një shef i shërbimeve sekrete pak i njohur, pa asnjë eksperiencë në politikë.

Përvjetori, vjen në një kohë paqartësish në sundimin e liderit. Shkalla e mbështetjes për Putin mbetet në një nivel që shumë liderë perëndimorë do ta lakmonin, por sidoqoftë ajo është goditur nga ekonomia në ngecje dhe standardet në rënie të jetesës.

Në Moskë ka patur protesta dhe mijëra të arrestuar. 66-vjeçari ndërkohë po përballet me një dramë të tijën për pasues. Ky është mandati i fundit i tij në detyrë sipas kushtetutës ruse, por, pasi ka zhdukur konkurrencën duke marrë kontrollin e pjesës më të madhe të mediave, nuk ka një figurë të spikatur për ta zëvendësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistët thonë se ka pak gjasa që lideri më jetëgjatë i rusisë që nga koha e stalinit të heqë dorë tërësisht nga pushteti kur mandati i tij të përfundojë në 2024. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?