200 emigrantë kapen në kufi: Jemi refugjatë, jo kriminelë

Reth 200 emigrantë të cilët kishin bllokuar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë mbrëmjen e së enjtes, janë shpërndarë në qendra pritjeje në Serbi. Ata kërkonin të vazhdonin rrugën drejt vendeve europiane duke pretenduar se po i largohen luftës dhe jo varfërisë. Duke sfiduar të ftohtin dhe erën ata ishin vendosur në kufirin e Kelebija, duke bllokuar dhe trafikun. Të mbështjellë me batanije shumë prej tyre u shtrinë dhe u ulën në tokë pranë sendeve të tyre personale. Me dhjetëra fëmijë kërkonin në kor që të hapej kufiri. Ndërsa në disa parulla shkruhej: “Jemi refugjatë, jo kriminelë”, Po largohemi nga lufta jo nga varfëria”.

Pika kufitare u mbyll për trafikun. Televizioni shtetëror serb raportoi se ata u transferuan në qendrat e pritjes në Suboticë, Bosilegrad dhe Preshevë, më pas trafiku ka rinisur normalisht. Emigrantët nuk kanë shfaqur rezistencë dhe çdo gjë është zgjidhur në mënyrë paqësore. Janë me mijëra emigrantët që largohen nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre, dhe mbesin të bllokuar në Ballkan, në pritje për të mbërritur në vende më të zhvilluara në Europë.

Mbrëmjen e së enjtes, për shkak të frikës së incidenteve të mundshme dhe për tëmbajtur situatën nën kontroll, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin shkoi personalisht në vendngjarje, ndërsa në territorin hungarez ishte përforcuar prania e policisë dhe rojeve të kufirit. Shpesh emigrantët mbështeten tek trafikantët e qënieve njerëzore për të kaluar kufirin drejt Hungarisë apo ndonjë shteti tjetër anëtar i Bashkimit Europian si Kroacia. Pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga vende si Siria, Iraku apo Afganistani, por bëhet fjalë për një shifër shumë më të vogël se ajo në periudhën 2015-2016 kur rreth një milion persona mbërritën në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?