28-vjeçari theu orën policore për të blerë ujë, por ndërron jetë pasi policia e detyroi…
Po jetojmë në kohë pandemie dhe rregullat janë të forta. Një 28-vjeçar nga Filipinet ndërroi jetë pasi dyshohet se u detyrua nga policia e fshatit të kryente një ushtrim 300 herë si një dënim për shkeljen e karantinës.
Darren Manaog Peñaredondo u kap duke blerë ujë të pijshëm pas orës 18:00, gjoja në kundërshtim me shtetrrethimin për Covid në qytetin General Trias, në provincën Cavite, raporton Rappler. Provinca është nën “statusin e zgjeruar të karantinës së komunitetit” që përfshin një shtetrrethim nga ora 6 pasdite deri në 5 të mëngjesit.
Partnerja e Darren, Reichelyn Balce, tha se Darren dhe një burrë tjetër që pretendohej se kishte shkelur kufizimet e Covid-19, u “sollën në Plaza Malabon para sallës së komunës. Më pas, atyre iu tha që të bënin pompa 100 herë” të enjten e javës së kaluar. Autoritetet i detyruan që të përsërisnin ushtrimet nëse nuk ishin në sinkronizim dhe në fund i detyruan të bënin disa ushtrime të ngjashme me squats (ushtrime ulje-ngritje), 300 herë, shkroi Reichelyn në një postim në Facebook.
Darren arriti në shtëpi në orën 8 të ditës tjetër dhe mezi mund të lëvizte pa ndihmë sepse ishte shumë i lodhur, shkroi ajo. Darren i tha partneres se kishte rënë “disa herë” gjatë kryerjes së ushtrimeve. ”Gjithë ditën u mundua të ecte, por thjesht zvarritej”,- shkroi ajo. Më vonë atë ditë, filloi të kishte kriza dhe zemra iu ndal. Ai u përmend për pak kohë, por vdiq rreth orës 22:00”.
KOHA JONË SONDAZH

