3 milionë dollarë për ‘kokën’ e Trumpit/ Deputeti iranian lëshon kërcënimin: Askush nuk ka frikë nga…

Etja për t’u hakmarrë ndaj Donald Trumpit, duket se qendron ende në jetë, jo vetëm në mesin e qytetarëve të Iranit, por edhe në radhët e deputetëve.

Njëri prej tyre, Ahmad Hamzeh, ka premtuar një shumë prej 3 milionë dollarësh për këdo që arrin të vrasë Donald Trump.

“Shpërblimi është për këdo që vret Trump”, tha Hamzeh, i cili është përfaqësues i qytetit Kahnuj, në provincën e Kerman, e cila është njëherësh dhe vendlindja e gjeneralit të vrarë nga Amerika Qassem Soleimani.

“Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë qytetarët janë ushtarë të Qassem Soleimanit dhe se askush nuk ka frikë nga martirizimi. Ne do t’i japim kujtdo që vret Trump tre milion dollarë”, tha më tej deputeti në një fjalim të tijin në parlament.

Hamzeh nuk ka lënë mangët as kërcënimet për vetë SHBA-të dhe bazat e saj ushtarake.

“Ju do ta shijoni këtë realitet. Dëshmori Qassem Soleimani është shumë më i rrezikshëm se Haj Qassem Soleimani”, duke nënkuptuar se vdekja e udhëheqësit ushtarak ka një efekt të gjerë.

SHKARKO APP