30 burra të armatosur grabisin një bankë, operacion i stilit ushtarak

Një grup prej rreth 30 burrash të armatosur sulmuan një bankë në jug të Brazilit. Në një stil ushtarak, grabitësit shpërthyen eksplozivë dhe gjuajtën me armë drejt policisë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre ishte oficer policie. Grabitja filloi pak para mesnatës së të hënës në qytetin jugor të Criciúma dhe zgjati gati dy orë, sipas një deklarate nga policia ushtarake në shtetin Santa Catarina.

Ata gjuanin me armë automatike në rrugët e qytetit, duke marrë peng dhe më pas duke u larguar me një kolonë makinash. Gjatë ikjes grabitësit lanë para të shpërndara nëpër rrugë, të cilat u rrëmbyen shpejt nga banorët, sikurse treguan pamjet televizive.

Policia njoftoi se deri më tani janë arrestuar 4 persona, që mblodhën një pjesë të faturave të letrës që u hodhën në tokë për shkak të shpërthimit. Sipas autoriteteve lokale, grabitësit bllokuan rrugët për të siguruar arratisjen e tyre, duke terrorizuar banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?